Lufta me kancerin e gjirit ishte beteja më e vështirë për këtë 55-vjeçare e cila 3 vite pas diagnostikimit dhe ndërhyrjes kirurgjikale vijon të bëjë mamografinë.

 

Pjesa më e vështirë e përballjes më sëmundjen ishin seancat e kimioterapisë.

 

Mjeku onkolog Helidon Nina thotë se ndërgjegjësimi tek gratë është rritur vitet e fundit, por nuk duhet të neglizhohen konsultat dhe mamografia.

 

 

Referuar të dhënave zyrtare rreth 700 raste të reja diagnostikohen cdo vit në Shqipëri, ndërkaq kanceri i gjirit është më i shpeshti tek gratë dhe  renditet si kanceri i dytë më i shpeshtë që prek popullatën shqiptare. Ndërsa në 2018 kjo sëmundje e rëndë shkaktoi 230 vdekje.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re