Skip to content

Beteja me konsujt, Cakaj e fillon me një Pacoll

Cakaj dhe PAcoli

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme në qeverinë e Shqipërisë, Gent Cakaj, ka shkarkuar Rrahim Pacollin nga pozita e Konsullit të Nderit të Shqipërisë në Kosovë.

Lajmi vjen pas disa ditë paralajmërimesh nga ana e Cakajt lidhur me reformën e paralajmëruar në shërbimin diplomatik.

Shkarkimi i Rrahim Pacollit, njeri i njohur nga bota e biznesit dhe politikës,  erdhi pasi është vlerësuar se ai në cilësinë e konsullit nuk i plotëson kriteret e bartësit të imazhit të Shqipërisë.

Cakaj gjithashtu ka nisur edhe procesin e Konsujve të nderit të tjerë në Kosovë, e që gjithsejt janë pesë (5) të tillë. Mbetet të shihet se si do të përfundojnë konsujt e tjerë,  e ndër ta edhe Blerim Devolli, njeri i njohur i biznesit në Kosovë, i përfolur edhe për ndikime politike.