Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e përfaqësuesit të Presidentit Ilir Meta për dorëheqjen e trupës së gjyqtareve. Gjykata konstatoi se asnjë gjyqtar nuk parashtroi kërkesë për dorëheqje. 

Kushtetuesja është shprehur se kërkesa e Metës për gjyqtarët Vitore Tusha, Fiona Papajorgji, Përparim Kalo dhe Marsida Xhaferllarin, Elsa Toskën, Sonila Bejtjan dhe Altin Binajn është haptazi e pabazuar.

VENDIMI 

“Lidhur me pretendimin për qëndrimin tej afatit 9-vjeçar dhe për propozimin e emërimit në një detyrë tjetër, shkaqet janë të pabazuara në Kushtetutë. Lidhur me pretendimet për shortin, afatin dhe pezullimin e tij u vendos të vlerësohet se janë të pabazuara pasi janë çështje të pavarësisë së Gjykatës Kushtetuese, tha Vitore Tusha mbi argumentet kundër dorëheqjes së saj.

“Po ashtu pretendimi për parqitjen e një ankese për procedim disiplinor nuk përbën shkak për përjashtimin nga gjykimi të gjykatësit të Gjykatës Kushtetuese. Kërkesa lidhur me gjyqtaren Marsida Xhaferllari rrëzohet, pretendimi mbi mënyrën e emërimit është haptazi e pabazuar, po ashtu pretendimi për organizimin e shortit, pezullimin dhe afatin janë të pabazuara.

Për gjyqtaren Fiona Papajorgji kërkesa rrëzohet. Pretendimi mbi mënyrën e emërimit është haptazi e pabazuar. Pretendimi mbi organizimin e shortit, afatin dhe pezullimin janë të pabazuara sepse janë çështje të pavarësisë organizative të Gjykatës Kushtetuese. Paraqitja e një ankese për procedim disiplinor nuk përbën shkak për përjashtim.

Kërkesa për gjyqtaren Elsa Toska rrëzohet. Pretendimi për emërimin është haptazi i pabazuar. Pretendimi për organizimin e shortit, afatit dhe pezullimit janë të pabazuara.

Kërkesa për gjyqtarin Përparim Kalo rrëzohet. Lidhur me pretendimet se interesi që gjyqtari ka shprehur publikisht për vijimin e detyrës edhe përmes ndryshimeve kushtetuese nuk është një nga shkaqet që parashikohet për paanësinë e tij. Gjykata Kushtetuese ka deklaruar mbarimin e mandatit të tij dhe organet kanë vijuar me vakancat. Pretendimi për emërimin është haptazi i pabazuar.

Kërkesa për gjyqtaren Sonila Bejtja rrëzohet. Pretendimi mbi mënyrën e emërimit është haptazi e pabazuar. Pretendimi mbi organizimin e shortit, afatin dhe pezullimin janë të pabazuara sepse janë çështje të pavarësisë organizative të Gjykatës Kushtetuese.

Dhe kërkesa për gjyqtarin Altin Binaj, pasi pretendimi mbi mënyrën e emërimit është haptazi e pabazuar. Pretendimi mbi organizimin e shortit, afatin dhe pezullimin janë të pabazuara sepse janë çështje të pavarësisë organizative të Gjykatës Kushtetuese”, tha Tusha teksa lexoi vendimin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko