Në këtë kohë pandemie raportohen për shifra të viktimave dhe numra të lartë të personave të prekur me COVID-19. Beteja përballë koronavirusit ka “tronditur” botën duke sjellë izolim total për të parandaluar përhapjen e këtij virusi.

Megjithëse shume vende po përpiqen të aplikojnë një hapje graduale të masave kufizuese ende ka thirrje për distancim fizik, për të mos rrezikuar një rikthim të një vale masive të këtij virusi. Pavarësisht shifrave tronditëse kemi parë edhe raste që ia kanë dalë të mposhtin COVID-19.

I tillë është edhe rasti në fjalë. Madje bëhet fjalë për dy beteja të fituara. Nga njëra anë është nëna që mposht koronavirusin dhe nga ana tjetër djalin 9-vjeç që mposht sëmundjen e leuçemisë.

Bebedetta, 40vjeç mposht COVID-19 dhe Andrea 9-vjeç mposht leuceminë.

Andrea luftoi për dy vite leuçeminë limfoblastike i cili në fund arriti të fitonte betejën me këtë sëmundje, shkruajnë mediat e huaja. Ndërkohë Benedetta e cila ishte infektuar me COVID-19, shenjat e para të koronavirusit i konfirmoi me 15 mars dhe situata e vazhdonte të përkeqësohej.

Për 8 ditë, 40-vjeçarja qëndroi në gjendje kome. Më pas qëndroi një muaj e shtruar në spital në Partinico, (Palermo), dhe pas kësaj periudhe mundi të shërohet nga koronavirusi, shkruajnë mediat italiane.

Pas simptomave të para të covid ajo u transferua në dhomën  e Urgjencës së spitalit Cervello në Palermo dhe më pas në spitalin COVID në Partinico. Në ditët e qëndrimit në spital, mungesa e djalit dhe vuajtja e sëmundjes që ai kishte përjetuar e kishte bërë të kuptonte forcën që përçojnë fëmijët: “Forca e fëmijëve është e pabesueshme. Kur u futa në gjendje kome, kisha një errësirë përballë meje. Ajo çfarë unë dëshiroja ishte bashkimi me djalin tim 9-vjeç, gjithashtu dhe me vajzën time 5 vjeçare”, është shprehur 40-vjeçarja.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re