Kryetari i Partisë Demokratike zyrtare, Lulzim Basha pasi u përjashtua ng kryeparlamentarja, Lindita Nikolla është ndalur të flasë për mediat në ambientet e jashtme të parlamentit.

Basha  tha se beteja nuk mbaron këtu, duke theksuar se ajo nisi dje me harkun e opozitës do të vazhdojë me takime me qytetarët .

Sipas tij viktima e pazarit  PS – Rithemelimi janë shqiptarët  që përballen më këtë skenar.

Lulzim Basha:

Kishte marrëveshje mes palëve që PD të mos i jepej koha e duhur t’i përgjigjej pretendimeve të gënjeshtëra që u lëshuan.

Që nga listat e hapura, mbani mend që në 2020 PD ka bërë një betejë.

Pati një pretendim   sikur ky ishte fundi i nje merkatoje, në fakt sot fillon merkatoja. Sot ishte fundi i një peërpjekje transprente për t’iu dhënë shqiptareve ata që duan ata.

Viktimë e këtij pazari janë shqiptarët, që përballen me këtë skenar. Nga njëra anë duan të shkatërrojnë komisionin bipartizan dhe të njëjtë gjë kanë bërë edhe në 2008.

Dua t’ju tërheq vëmendjen ndaj diçkaje që PD e ka denoncuar disa herë. Një nga propozimet e Gjiknurin janë ndryshimet në ligjin e dekriminalizimit. Ky ligj është një nga arritjet e pakta, krenar që ësht propozim i imi dhe i PD.

Merkato sapo ka filluar. Do të bëhet larg syrit të shqiptarëve, do të bëhet një format që i shërben një grushti njerëzish.

I jepet fund një mekanizmi transparent. Ata duan t’i mbajnë listat e mbyllura, Frika më e madhe e tyre është gjykimi popullor.

Qytetarët meritojnë të zgjedhin përfaqësuesit e tyre. Tensionit në sallë nuk është mes dy pikëpamjet se si do t’i shërbejmë qytetarëve , por mes dy palëve ne Pazar për interesat të tyre dhe palës tjetër që i denoncon këto interesa.

Beteja nuk mbaron këtu. Ajo që nis sot këtu, bëhet në kurriz të shqiptarëve, ne do t’ju drejtohemi shqiptarëve në të gjitha mënyrat dhe format.

Atë që kemi nisur dje, do ta zgjerojmë me qytetarët. Këta në sallë i tremben llogaridhënies, sepse janë deputetë të listave të mbyllura, kanë vite që nuk kanë shkuar t’i falenderojnë qytetarët që i kanë dhënë votën.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re