Procesi i numërimit të votave ka ecur më ngadalë në Bashkinë e Durrësit, duke marrë parasysh dhe numrin më të madh të qendrave të votimit.

Në momentin që flasim, sipas të dhënave të përditësuara nga KQZ, në Durrës janë numëruar 177 nga 337 kuti. Votat mes tre kampeve ndahen në: Emirjana Sako 20158 vota, ose e thënë ndryshe 57.6%, Ardian Muka 10075 vota, 28.8% dhe Luan Hoti 4742 vota ose 13.6%.

Rezultati në Durrës pritet që të mos jetë përfundimtar deri në orët e mbrëmjes, pasi ka ende shumë kuti për të numëruar, pavarësisht se trendi i rikonfirmimit të Sakos në detyrë është i dukshëm.

Vijon…

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re