Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, përmes një postimi në facebook, ka vijuar betejën e tij ekonomike me mazhorancën për të paraqitur te qytetarët realitetin e biznesit në Shqipëri. Në video-mesazhin e paraqitur prej kryedemokratit shfaqet pronari i një bar-kafeje në kryeqytet i cili shprehet se tatimi mbi fitimin dhe taksat bashkiake e kanë rënduar gjendjen e biznesit të tij duke e bërë të pamundur që ai të dalë me fitim.

Postimi i plotë: Taksat e rritura kanë çuar biznesin në krizë. Bizneset në grahmat e fundit të mbijetesës kanë larguar mijëra punonjës. Zgjidhja për të shmangur humnerën, plani i PD. Koha nuk pret!

“Jam Rolandi edhe drejtoj këtë biznes prej 12 vitesh. E di shumë mirë, njoh edhe zonën dhe vështiësitë e punës, çfarë do të thotë të zgjohesh në mëngjes deri në darkë, të privohesh nga fëmijët nga çdo gjë. Biznesi bën një xhiro rreth 33 milionë, shteti më kaloi me TVSH dhe paguaj rreth 1 milionë e 200 mijë lekë që me gjithë sigurimet më shkojnë rreth 6 milionë e gjys. Pret edhe taksën 5% tatim fitimi, këtë taks e paguan dhe ai që ndërton në bregdet dhe ai që ndërton palate, kjo nuk më duket e drejtë. Përpoz kësaj vijnë dhe taksat e bashkisë, që nuk po e kuptojmë fare 75 mijë lekë taksë arsimi dhe taksë uji s’e marr vesh fare. Unë e di shumë mirë të dalësh me 120 mijë lekë minus dhe të mbash një biznes për me mbijetu, se harroje fitimin”- u shpreh biznesmeni.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re