Numri i peronave që marrin metadon pranë në Korçë është rritur ndjeshëm.

 

Një 37 vjeçar, i cili që në moshën 16 vjeçare ka rënë në kontakt me drogat e lehta për të kaluar më pas tek përdorimi i të gjitha lëndëve narkotike, prej kohësh merr mjekim. Për afro 10 vite me radhë ai është në luftë me veten për t’u shkëputur nga varësia e drogës.

 

Sipas infermieres Marinela Fustanja, pacientët që kërkojnë më së shumti ndihmë janë kryesisht përdorues që kanë probleme familjare, por edhe të tjerë që humbasin vendin e tyre të punës.

 

Në qytetin juglindor deri para pak kohësh çdo dite merrnin metadon 70-75 persona, ndërsa momentalisht ky numër ka shkuar deri në 100. Vetëm në dy aksionet e fundit policia e Korçës ka arrestuar më shumë se 50 shpërndarës të lëndëve narkotike, ndërkohë që ka proceduar mbi 150 të tjerë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re