Trupa gjykuese e Apelit e cila po shqyrton “pronësinë” e PD është tërhequr për të marrë një vendim të ndërmjetëm. Gjyqatrët do duhet të vendosin nëse do të pranojnë apo jo ankimimin e përfaqësuesit të grupit të Berishës, Ivi Kaso, i cili kërkoi që përfaqësuësit ligjor të Alibeajt të mos jenë palë e çështjes.

 

Pasi të shpallin vendimin e ndërmjetëm anëtarët e trupës gjykuese pritet të dalin dhe me një vendim përfundimtar se kujt do t’i përkasë vula dhe logo e Partisë Demokratike, grupit të Berishës apo grupit të Alibeajt.

 

Vitin e kaluar Gjykata e Shkallës së Parë, përmes gjyqtarit Agron Zhukri i dha të drejtë Berishës dhe grupit të tij si përfaqësues legjitim të Partisë Demokratike, gjë e cila u ankimua nga Alibeaj dhe grupi i tij.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko