Deputeti demokrat Edmond Spaho nuk i ka kursyer kritikat ndaj Lulzim Bashës pasi ky i fundit në një intervistë të dhënë ditën e sotme, përmendi se ishte zgjedhur me 85% të votave nga anëtarët e PD.

Deputeti tha se Basha kishte 9 vite që bënte thirrje për beteja të cilat Spaho i konsideroi si imagjinare dhe qesharake. Më tej ai ‘këshilloi’ Bashën që të ishte më i kujdesshëm me shifrat e dhëna lidhur me votat nga anëtarësia pasi nuk ishin njëlloj si shifrat që nxorrën kreun e PD në përfundimin se 7×7=42.

Deputeti demokrat, Edmond Spaho:

Beteja sapo ka filluar…me mullinjte e eres. Kemi 9 vjet qe na con ne “beteja” por nuk dime perse luftojme dhe me ke luftojme.
Luftrat e tua jane imagjinare deri ne qesharake.

Kujdes me deklarimin qe je zgjedhur me 85% te votave te anetareve. Ka plot fakte dhe deshmitare. Nuk eshte 7×7=42.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re