Politologu, Ermal Hasimja ka analizuar këtë të shtunë për Vizion Plus, situatën politike në vend.

Sa i përket çështjes së hetimit të ish-zyrtarit amerikan të FBI-se dhe lidhjet me qeverinë shqiptare, Hasimja tha se nuk është mjaftueshëm për të ngritur qytetarët në protesta megjithatë, gjithçka varet nga faktet e reja që  do të publikohen.

Në intervistën e shkurtër me moderatorin, Roland Zili, politologu tha se një çështje e nxehtë është edhe respektimi i afateve nga gjykata për çështjen e vulës së PD.

Roland Zili: Çështja McGonigal duket se i ka dhënë një motiv të fortë opozitës kundër qeverisë: Tashmë Berisha dhe Meta po kërkojnë në unision dorëheqjen e Ramës: si e shikoni ju këtë zhvillim?

Ermal Hasimja: “Mendoj që në njëfarë mënyre i ka kaluar pak pritshmëritë si çështje, nuk është se e ka tronditur opinionin publik mjaftueshëm për të dalë në protestë por duket se në këtë rast është pak më ndryshe duke parë që ka ende detaje të reja për të dalë.

Ajo që do të ishte ndryshe në këtë rast është futja në lojë edhe e amerikanëve përvec politikës shqiptare. Nëse dalin ende elementë të tjerë kjo do të jetë pika që do të derdhë gotën, këtë po pret edhe opozita.”

Roland Zili: Kemi një radikalizim që nis që nga bllokimi i Parlamentit e deri te protesta e 11 shkurtit: Çfarë përfitimesh mund t’i sjellë opozitës kjo strategji?

Ermal Hasimja: “Opozita në vetvete, në mënyrën se si funksionon elektorati shqiptar ka një betejë shumë të vështirë duke patur parasysh edhe sistemin klientelist, është e pamudnur të përballet në një betejë demokratike opozitare.  E vetmja gjë që mund ta ndihmojë janë veprimet pak më radikale. Por në fakt është më tepër faktori i jashtëm që ndikon sepse në të brendshmin, mosbesimi i njerëzve e sistemi klientelist kanë bërë që shpresat të mos jenë shumë të mëdha në Shqipëri. Opozita është në pritje për shfrytëzimin e daljeve të detajeve të reja.”

Roland Zili: Sa kosto mund të ketë kryeministri Rama nga ana tjetër, për shkak të çështjes McGonigal?

Ermal Hasimja: “Nuk dihet saktësisht se cfarë do të dalë në sipërfae nga hetime, tashmë kjo kalon në institucionet ligjvënese në Amrikë përmes komiteteve të tyre.

Është humoristike si kalon në SHBA e nuk arrin dot të merret në shqyrtim nga ligjvënësit shqiptarë. Por rreziku është i madh. Jo për shkak të përmasave të skandalit por problemi është që në rastin kontkret janë të përfshirë amerikanët. Mirëpo gjithçka varet nga cfarë do të dali.”

Roland Zili: Zgjedhjet lokale janë në prag e opozita ka ende të pazgjidhur çështjen e regjistrimit në KQZ: Ju besoni se gjykata do të japë një vendim para afateve ligjore?    

 

Ermal Hasimja: “Vështirë të parashikoohet duke patur parsasysh mënyrësn si funksionojnë gjykatat në shqipëri por më duket e vështrië pengimi i pjesmarrjes së PD në zgjedhje ose përndryshe kjo do të ishte një tjetër arsye për një betejë edhe më të madhe politike. 

Mendoj që do të ishte shumë e rrezikshme për Shqipërinë nëse gjykata do të arrinte të bllokonte opozitën në këtë aspekt.”