Kryetari i PD-së, Sali Berisha, komentoi sot shkarkimin e Anuela Ristanit nga funksioni i kryetares në detyrë të Bashkisë Tiranë.

Berisha tha se bashkia e Tiranës ndodhet në duart e mafiozëve, teksa i cilësoi lëvizjet e fundit në bashki si betejë mafiozësh.

“Dhe tani beteja mafioze njëri shkon dhe e mbron atë Anuela Ristanin, Veliaj e shkarkon dhe emëron  një tjetër. Duhet të mblidhet këshilli bashkiak, por kjo është beteje mafiozësh”, tha Berisha.

Kujtojme se nga qelia e paraburgimit, Erion Veliaj  shkarkoi sot  Anuela Ristanin nga funksioni i kryetares në detyrë të Bashkisë Tiranë.

Erion Veliaj, në cilësinë e kryebashkiakut të Tiranës, ia  delegoi  këtë detyrë nënkryetares Sara Goxhaj.

“URDHËROJ: Znj. Sara Goxhaj, Nën/Kryetar i Bashkisë Tiranë, të kryej përkohësisht edhe detyrat e Kryetarit të Bashkisë Tiranë”, shkruhet në dokument.

Postin e kryebashkiakut në detyrë të Tiranës e mbante nënkryetarja Anuela Ristani, të cilës Erion Veliaj i delegoi firmën pas arrestimit të tij më 10 Shkurt.

Vendimi u mor në prani të kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Këshillit Bashkiak, pasditen e 11 shkurtit.

Lexo edhe: Erion Veliaj shkarkon Anuela Ristanin nga funksioni i kryetares në detyrë të Bashkisë Tiranë, ja kë emëroi në vend të saj (Dokumenti)

SHKRESA

“DELEGIMIT E DETYRAVE TË KRYETARIT” BASHKIA TIRANË”

Në mbështetje të nenit 8 pika 2, neni 59 pika “I”, pika “3” të ligjit 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, të ndryshuar, të neneve 22, 28 dhe 29 të ligjit nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”, Rregullores me nr. 46111 datë 29.12.2022 për “Miratimin, Organizimin, Funksionimin, Detyrat dhe Përgjegjësitë e Strukturave të Institucionit të Bashkisë Tiranë”,

URDHËROJ:

Znj. Sara Goxhaj, Nën/Kryetar i Bashkisë Tiranë, të kryej përkohësisht edhe detyrat e Kryetarit të Bashkisë Tiranë.
Periudha e ushtrimit të kompetencave të deleguara, fillon më datë 19.03.2025, deri në një urdhër të dytë.
Urdhri nr. 366, datë 14.02.2025 “Për delegimin e përkohshëm të detyrave të kryetarit të Bashkisë Tiranë”, shfuqizohet.
Ngarkohet Sekretari i Përgjithshëm, Kabineti i Kryetarit, Drejtoria e Përgjithshme e Administrimit të Brendshëm, Drejtoria e Përgjithshme e Medias dhe Komunikimit me Qytetarët, për zbatimin e këtij urdhri.

Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë dhe njoftohet në stendën e afishimeve publike të Bashkisë Tiranë.

KRYETARI Erion Veliaj

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko