Skip to content

Betimi i Binajt, reagon Kim: Me këtë bashkëpunim, Kushtetuesja mund të jetë gati deri më 31 dhjetor

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, ka uruar Altin Binajn për betimin sot si Gjyqtari i pestë i Gjykatës Kushtetuese. Po ashtu, diplomatja amerikane ka falenderuar presidentin e vendit Ilir Meta, që mundësoi atë që Kim e quajti një zhvillim pozitiv.

Ambasadorja shkruan se falë këtij “aksioni urgjent dhe bashkëpunimi” mes Presidencës, KED-së dhe Parlamentit, është e mundshme që Gjykata Kushtetuese të jetë funksionale deri më 31 dhjetor.

Congratulations to Altin Binaj for giving his oath as the 5th judge of he Constitutional Court. Thank you, Pres @ilirmetazyrtar, for enabling this positive development. Functional CC by 12/31 is within reach, thanks to urgent action & cooperation by Presidency, JAC & Parliament. https://t.co/AiQfKs527g

— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) December 22, 2020