Ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca ka reaguar pas betimit të anëtarit të gjashtë të Gjykatës Kushtetuese Përparim Kalo te presidenti Meta. Sorexa shprehet se tashmë është funksionale dhe e quan këtë një arritje të konsiderueshme për vendin tonë.

“Sot zoti Përparim Kalo është betuar te presidenti i Shqipërisë Ilir Meta si anëtari i gjashtë i Gjykatës Kushtetuese. Ne e përgëzojmë atë dhe i urojmë punë të mbarë atij dhe të gjithë anëtarëve pasi Gjykata tani është funksionale, një arritje e konsiderueshme për Shqipërinë, qytetarët e saj dhe reformën në drejtësi”, shkruan Soreca në postimin e tij në Twitter.

Kalo është themelues dhe administrator i Kalo Associates, një kompani ligjore në Tiranë që ofron konsulencë, kryesisht për biznesin. Sipas përshkrimit të tij në faqen e biznesit, ai ka eksperiencë në “hartimin e legjislacionit tregtar si legjislacioni për koncesionet, energjinë e rinovueshme, lizingu financiar, etj” si dhe punon si përfaqësues i disa prej korporatave të mëdha ndërkombëtare.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re