Një deklaratë e Auron Tares ka hapur një debat të gjerë ditët e fundit në vend ku shprehet se Martin Camaj dhe Ernest Koliqi kanë bashkëpunuar me Shërbimin Informativ të Shtetit, ndërsa kjo sipas tij është e provuar nga dokumentet që ka zbuluar nga CIA. “Bregu i Kuq” ishte pseudonimi i Camajt sipas Tares, ndërsa mbesa e shkrimtarit të njohur Vera Camaj ka folur për këtë temë në studion e Pasdite me Xhaxhiun në Fax News.

Ajo ka hedhur akuza të forta ndaj Tares, për të cilin është zotuar se do të bëjë gjithçka për të treguar se ku i ka marrë informacionet, mbi ç’të drejtë dhe pse sipas saj shpif për dikë që ka dhënë gjak për Shqipërinë.

Mbesa e Martin Camajt tha gjithashtu se asnjëra prej akuzave të Tares nuk qëndron, duke argumentuar se Martin Camaj i përkiste Shqipërisë ndërsa shton se ka informacione për të atin e studiuesit si dhe për atë vetë.

Vera Camaj ka rrëfyer edhe fjalorin e ulët me të cilin sipas saj i është përgjigjur asi Tare ashtu edhe kryeministri Edi Rama kur ka kërkuar prej tyre sqarime se pse sulmohet familja e shkrimtarit dhe poetit të njohur.

Pjesë nga biseda në studion e Pasdite me Xhaxhiun me moderatorin Rezear Xhaxhiu:

Vera Camaj: Isha duke lexuar, sepse i ndjek mediat nga kureshtja, mashtrimet, gënjeshtrat që bëjnë. Më doli Auron Tare që e kam zbërthyer se kush janë dhe nga vijnë. Ku e merr ai një të drejtë, që përgojon dhe baltos një shkrimtar që i përket gjithë kombit. Tare dikush që ku ishte në shkollë ndërrohej dy herë në ditë se lagej në tesha (rroba). E kam lexuar të gjithën, është gënjeshtër, kush është ai, është gjykatës, spiun i shtetit shqiptar?

Xhaxhiu: Është tjetër Tarja tjetër dokumentet që ka publikuar?!

Vera Camaj: Unë do ta ndjek ndryshe. Xhaxhai im ka qenë mësues, i përkiste kombit jo CIA-s. Tarja ka anashkaluar gjërat e vërteta dhe ka thënë gënjeshtra. Të vërtetën e kam dhe të jap besën se për pak kohë do e them. E vërteta është se i njëjti regjim është edhe sot. Nuk ka shanse Tare me e baltos emrin e Camajt as të Koliqit, të asnjërit. Kam lexuar në shkolla e gazeta, gjyshi më ka treguar për jetën e Camajt, si është arratisur e të gjitha.

Xhaxhiu: Tare hedh disa dyshime për mënyrën se si u arratis në Jugosllavi, keni ju një variant?

Vera Camaj: Është arratisur për të shpëtuar nga regjimi diktatorial jo për të braktisur Shqipërinë, ai e ka mbrojtur me gjak vendin. Se kush është i ati i Tares e di, të gjithën, e kam shkruar dje. Dje kam komunikuar, më tha ‘fol shqip”. Serbishten e di Edi Rama dhe Tare, unë shqip i fola. Të nëjtën shprehje ma ka thënë edhe pastë rahmet Edi Rama. I bëra një mesazh, i thashë ku ta kërkoj drejtësinë dhe atë që kërkon farefisi im.

“Kur të më shkruash mua më tha mëso gjuhën shqipe, më fol me edukatë”, më tha. Të më foli Edi Rama mua për edukatë. Ia kam marrë numrin krejt rastësisht një mirditoreje. E kam publikuar të gjithë bisedën në televizion. Auron Tare, Edi Rama kush mundohet të bëjë gjëra kundër figurës së Martin Camajt të betohem e mbroj me jetën time e me gjakun tim. Nuk jam grua as mbesë për Martin Camajn por jam djalë.

Kur ishte Hitleri gjallë, nuk ka mujt me e përdhos figurën e tij. Kam dëgjuar një shprehje në Tiranë, “u ftofsh n’tajare”, ndaj po i them edhe Tares bëji hyzmetin vetes dhe mos u ftoh, se pale ku të zë filli i vapës, pastaj nuk e di ku të djeg. Tare do më tregojë ku e ka marrë atë vendim, si është futur aty, kush e ka dhënë urdhrin. Nëse hyhet në arkivat e shtetit shqiptar aty diçka është. Dil sy më sy dhe më thuaj ‘eja sqarohemi bashkë’. E akuzoj për shpifje.

Xhaxhiu: Por ai nxori një dokument, që ishte me firmën e Camajt?!

Vera Camaj: E dimë të gjithë kush është Camaj, kush është xhaxhai jonë jo çfarë thotë Tare. E kam para syve të mijë e lexoj ditë natë. ‘Një qen – i kam shkruajtur – që e lidhte xhaxhai dikur, ka më vlerë se ti sot’.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re