Nëna e 29-vjeçarit Xhino Koça që i dha fund jetës duke u hedhur nga ballkoni i spitalit Shefqet Ndroqi ka zbuluar letrën e fundit që la pasi kreu aktin ekstrem. Një pjesë e letrës u lexua në emisionin “Open”, ndërsa pjesa tjetër nuk bëhet publike për shkak të hetimeve të prokurorisë.

“Kaq ishte dhe më mua. Ju dua të gjithëve me shpirt. Nuk ka fjalë të përshkruaj për dhimbjen që po shkakoj por betohem se shkova përtej limiteve të mia shumë e shumë herë. Ju përgjërohem mos e hidhni jetën tutje, le t’ju marrë malli, dua t’ju shikoj të lumtur, një ditë ritakohemi. Ju dua pafund, se harrova, faleminderit se falë jush kam pasur një jetë të bukur e të lumtur”, shkruante në letër.

Ndërkohë Lira Koça sqaron se letra nuk i ka arritur asnjëherë në telefon. “Na ka ardhur pasi ka qarkulluar në shtyp. Kjo letër është lënë shënim në celular. Nuk ja dërgon askujt, nuk ka arritur t’ja dërgoj, nuk e di se çfarë ka ndjerë Xhino”, tha Lira. (A.M/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re