Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka marrë pjesë në ceremoninë e betimit të oficerëve të rinj në Policinë e Shtetit. Ministri u uroi suksese 96 studentëve të diplomuar në programin “Bachelor” nga Fakulteti i Sigurisë dhe Hetimit, si dhe 31 ekspertëve të Policisë për funksione të veçanta, gjatë një ceremonie të zhvilluar në Akademinë e Sigurisë.

Duke folur rreth sfidave që mund të ndeshin punonjësit e rinj në radhët e Policisë së Shtetit, Ministri Balla theksoi fort ruajtjen e integritetit njerëzor e profesional dhe mposhtjen e tundimit për t’iu nënshtruar paligjshmërisë.

Ai theksoi se punonjës të Policisë së Shtetit që bëhen mburojë apo i ofrojnë mbështetje krimit dhe paligjshmërisë së çdo lloji, i kanë ditët dhe orët të numëruara.

“Ata punonjës të Policisë së Shtetit që bëhen mburojë apo i ofrojnë mbështetje krimit dhe paligjshmërisë së çdo lloji, i kanë ditët dhe orët të numëruara. Ata nuk përfaqësojnë Policinë e Shtetit dhe do japin llogari pa shumë vonesë përpara drejtësisë. Është në interesin publik dhe të Policisë së Shtetit që rruga e këtyre elementëve të ndahet sa më parë, njëherë e përgjithmonë nga rruga e Policisë së Shtetit. Ne kemi nisur një proces të thellë të vetëpastrimit të policisë për të pasur qoftë në drejtim, por edhe në rolin bazë, jo vetëm punonjësit më profesionistë, por ata më më shumë integritet. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit komunikoi rezultatin e një operacioni tjetër të suksesshëm, ndoshta më i madhi në natyrën e vet zhvilluar ndonjëherë në Shqipëri, ku falë punës hetimore të Policisë së Shtetit, jo vetëm që është goditur një grup i strukturuar kriminal me veprimtari brenda por edhe jashtë Shqipërisë, por si çdo rast, janë goditur edhe ata që nga brenda Policisë së Shtetit i shërbejnë krimit,” u shpreh Balla.

Ai më tej u vuri në dukje se “reformimi dhe vetëpastrimi i brendshëm, investimet në teknologji e infrastrukturë, angazhimi i qeverisë dhe Kryeministrit Rama, për të mbështetur rritjen e pagave në mënyrë të ndjeshme, duke filluar nga 1 korriku, janë hapa të rëndësishëm në synimin tonë për të pasur një shërbim policor për Shqipërinë, kampione të Ballkanit, edhe sa i përket sigurisë publike.”

 

Oficerëve të rinj të diplomuar nga programi “Bachelor”, u jepet menjëherë grada nënkomisar dhe pasi të marrin emërimet e reja, pritet të kontribojnë cilësisht në parandalimin dhe luftën kundër krimit.

Specialistët e fushave të veçanta si kimi, biologji, IT, – 31 gjithsej, –  do të shërbejnë në funksione specifike dhe shumë rë rëndësishme për rendin dhe sigurinë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re