Tre gjyqtarët e rinj të Gjykatës së Lartë u betuan këtë të premte para presidentit Ilir Meta. Në Presidencë u zhvillua ceremonia solemne e betimit të Sokol Sadushajt, Ervin Pupes dhe Ilir Pandas. Pasi u ekzekutua himbi kombëtar, gjyqtarët u betuan me dorën mbi Kushtretutë:
“Betohem solemnisht se gjatë kryerjes së detyrës do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë, ligjeve në fuqi dhe do të respektoj rregullat e etikës profesionale!”
Presidenti Meta u uroi suksese dhe punë të mbarë anëtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë.
Pak ditë më parë Ilir Meta dekretoi emërimin e tyre si gjyqtarë të Lartë, duke pranuar kështu listën që kishte dërguar Këshilli i Lartë Gjyqësor.