Ambasadorja e re e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është betuar sot, lajmi u bë fillimisht i ditur nga ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, znj. Floreta Faber, e cila nëpërmjet një postimi në Twitter ka uruar ambasadore e re në detyrë.

Betohet Ambassadorja Kim!

Ajo është tashmë zyrtarisht Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri!

Urimet më të mira dhe suksese në misionin tuaj, me bindjen se do kemi një bashkëpunim të frytshëm! pic.twitter.com/Fw3WNkUytX

— Floreta Faber (@FloretaFaber) January 9, 2020

https://platform.twitter.com/widgets.js

Një anëtare në karrierë në Shërbimet e Jashtme amerikane, Kim ka shërbyer në poste të larta drejtuese dhe ka një eksperiencë të gjerë në çështje që lidhen me sigurinë kombëtare nga Europa, në Azi e deri në Lindjen e Mesme.

Ajo pason përfaqësuesin amerikan Donald Lu në Shqipëri, mandati i të cilit nisi në 2014 dhe përfundoi në vitin 2019.

Ambasada amerikane në Tiranë drejtohet aktualisht nga e Ngarkuara me Punë, znj. Leyla Moses-Ones, e cila mbërriti në Tiranë në muajin gusht të 2018 për të filluar mandatin tre-vjeçar si Zëvendës Ambasadore.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re