Presidenti i ri i Brazilit, Jair Bolsonaro, u betua në ditën e
parë të Vitit të Ri, ku në fjalimin e tij, ish- kapiteni i ushtrisë braziliane premtoi
të luftojë korrupsionin dhe krimin e dhunshëm.

Bolsonaro, erdhi në pushtet si reaksion ndaj pakënaqësisë
masive të votuesve mbi korrupsionin politik, krimet e mëdha dhe fuqinë
ekonomike në rënie të vendit.

Ai është presidenti i parë i djathtë i Brazilit që nga diktatura ushtarake tre dekada më parë, simpatizant i hapur i saj.

Bolsonaro, 63 vjeç, ka shkuar nga një kongresmen i
margjinalizuar në një udhëheqës, të cilin shumë brazilianë presin të
kundërshtojnë korrupsionin dhe dhunën e përhershme.

Presidenti i ri i Brazilit është gjithashtu simpatizant i
Presidentit Trump, i cili në inaugurimin e tij i dërgoi Sekretarit të Shtetit
Mike Pompeo.

Bolsonaro paralajmëroi me një deklaratë se ai do të lëvizte
ambasadën braziliane në Izrael nga Tel Avivi në Jerusalem, duke njoftuar një
ndryshim të madh në politikën e jashtme të vendit, i cili do të mbështetet
kryesisht në Shtetet e Bashkuara.

Një e treta e kabinetit të tij përbëhet nga ish-oficerë
ushtarakë, të gjithë përkrahësit e regjimit ushtarak në pushtet nga viti 1964
deri më 1985.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re