Pas Elsa Toskës, përpara presidentit është betuar edhe Marsida Xhaferllari si anëtare e Gjykatës Kushtetuese.

NJOFTIMI

Në Institucionin e Kreut të Shtetit u zhvillua sonte ceremonia e betimit përpara Presidentit të Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, të anëtarës së re të Gjykatës Kushtetuese, znj. Marsida Xhaferllari.

Ky është plotësimi i vakancës së dytë të Presidentit që zëvendëson ish-gjyqtaren, z.Altina Xhoxhaj.

Duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, gjyqtarja Xhaferllari u betua para Presidentit Meta:

“Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë!”

Presidenti Meta i uroi shumë suksese dhe punë të mbarë në këtë detyrë shumë të rëndësishme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re