Në zgjedhjet e 30 qershorit, aktori i humorit Erion Isai u zgjodh kryetar i bashkisë së Kolonjës. Prej disa javësh ai është zhvendosur së bashku me familjen e tij në Kolonjë ku dhe ka filluar punën në bashki.

Mirëpo, ditën e sotme nëpërmjet një postimi Erioni ka zbuluar se ka marr zyrtarisht detyrën si kryebashkiak i Kolonjës. Ai ka publikaur një foto të shkëputura nga betimi i tij ku shihet i rrethuar nga familja dhe kolegët.

“Privilegji i detyrës, me thirrjen e krenarisë e të qenit Kolonjar! Faleminderit!”, shkruan Isai.

Erioni tashmë ka hequr dorë nga aktrimi dhe moderimi dhe në sezonin tjetër nuk do ta shohim më pranë Bes Kallakut dhe Olsi Bylykut në BE Coffee.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re