Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla mori pjesë në ceremoninë e betimit të Kryetarit të ri të Bashkisë së Prrenjasit, Nuri Belba.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se puna në Bashkinë Prrenjas duhet të bazohet në transparencën e vendim-marrjes dhe fondeve publike, përgjegjshmërinë ndaj ligjit dhe respektin ndaj njerëzve.

Gjithashtu Balla i ka kërkuar Kryetarit të Bashkisë, Nuri Belba dhe Këshillit të ri Bashkiak që të jenë gjithmonë të vetëdijshëm në ushtrimin e këtij mandati të ri për barrën e jashtëzakonshme që ky mandat i dalë nga 30 Qershori përfaqëson.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Prej sot fillon puna intensive në Bashkinë Prrenjas, e cila do duhet të bazohet në transparencën e vendim-marrjes dhe fondeve publike, përgjegjshmërinë ndaj ligjit dhe respektin ndaj njerëzve.

Tre cilësi tërësisht të munguara në vitet e shkuara. I kërkova Kryetarit të Bashkisë dhe Këshillit Bashkiak të jenë përherë të vetëdijshëm në ushtrimin e këtij mandati të ri për barrën e jashtëzakonshme që ky mandat i dalë nga 30 Qershori përfaqëson.

Njerëzit presin prej nesh punë transformuese qysh në ditën e parë. Asnjë moment për të humbur kohë. Prrenjasi meriton respekt!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re