Skip to content

Betohet kryebashkiaku i ri i Krujës, Artur Bushi

Këtë të mërkurë është betuar kreu i ri bashkisë së Krujës, Artur Bushi. Bushi ka premtuar se do të bëjë të pamundurën për të punuar mirë për qytetin e Krujës.

 

Gjithashtu është betuar kryetari i ri i Bashkisë së Kuçovës, i dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit, Kreshnik Hajdari.

 

“Qytetarët presin shumë. Dhe kur të takohemi pas 4 vitesh të vij para jush me një listë të punëve që kam bërë. Do të trajtojë me respekt çdo kritike dhe sugjerim.” .