Pas shumë vitesh nën drejtimin e Partisë Demokratike, nga sot bashkia e Tropojës do të drejtohet nga një socialist. Ditën e sotme është konstituuar këshilli bashkiak i Tropojës ndërkohë që u betua edhe kryebashkiaku i ri Rexh Byberaj.

Kryetare e Këshillit Bashkiak u zgjodh Shotë Basha ndërsa nënkryetarë Agustin Pepkolaj dhe Arbër Çakraj.

Ceremonia u zhvillua në ambientet e prefekturës. Të pranishëm ishin deputeti socialist Ilir Beqja, zv. ministri i Brendshëm Besfort Lamallari dhe përfaqësues të tjerë të partive politike.

Në të njëjtën kohë përpara ambienteve të bashkisë disa përfaqësues të Partisë Demokratike bashkë me ish-punonjës të bashkisë kanë zhvilluar një protestë .

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re