Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Beratin, Bledi Çuçi mori pjesë sot në mbledhjen e konstituimit të këshillit të ri bashkiak Berat dhe betimin e kryetarit të bashkisë, Ervin Demo.

Çuçi vlerësoi “përmbylljen e një procesi të shkëlqyer me qytetari e demokraci prej nisjes së fushatës, ditën e zgjedhjeve, numërimin e votave dhe deri ditën e sotme”.

“Besimplotë se Ervini bashkë me anëtarët e këshillit do të marrin vendimet më të mira për Beratin dhe mençurisht do të çojnë përpara punët në çdo lagje e fshat të kësaj bashkie”, u shpreh Çuçi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re