Sot është betuar para presidentit të republikës anëtarja më e re e gjykatës Kushtetuese Marjana Semini.

 

Semini u zgjodh në këtë detyrë si kandidatja me pikët më të larta, pasi parlamenti dështoi të gjente konsensus për kandidatët e tjerë në garë.

 

Prej muajit dhjetor gjykata Kushtetuese është plotësuar me 9 anëtarë për herë të parë prej vitit 2017 kur nisi zbatimi i reformës në drejtësi.

 

Gjatë këtij viti gjykata kushtetuese pritet të thotë fjalën e fundit për disa çështje të rëndësishme; duke filluar nga porti i ri i Durrësit, vendimi i qeverisë për sekuestrimin e shtesave pa leje, bordet për kontrollin e çmimeve e deri tek mandati i ministres së jashtme Olta Xhaçka.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re