Fax News ka zbardhur të plotë propozimet e Partisë Demokratike në tryezën e Këshilluit Politik për Reformën Zgjedhore sa i përket kërkesës së këtij subjekti për qeverinë kujdestare.

Gazetarja e Fax News, Jonada Zelka raporton se, megjithë volumin dhe vështirësinë e negociatave, gjëja pozitive është se në tryezë sonte nuk ka çështje të reja. Opozita i ka dorëzuar që mbrëmë propozimet për garancitë e votës në zgjedhje, duke e çuar deri në fund pjesën e angazhimit të saj me reformën zgjedhore.

Sipas dokumentint të siguruar konstatohet se PD kërkon nenit që nenit 5 ti shtohen propozimet si vijon: T’i shtohen nenet 5/1 me përmbajtje si më poshtë vijon:

“Neni 5/1// Ndalimi i përdorimit të burimeve publike në mbështetje të subjekteve zgjedhore
1.Me përjashtim të rasteve të parashikuara me ligj, nuk mund të përdoren ose të vihen në mbështetje të kandidatëve, të partive politike ose të koalicioneve në zgjedhje burime të organeve apo enteve publike në nivel qendror ose vendor, apo çdo lloj enti tjetër ku shteti zotëron kapitale apo kuota ose/dhe emëron shumicën e organit mbikëqyrës apo organit administrues të entit, pavarësisht nga burimi i kapitalit ose pronësia.

2.Në kuptim të këtij neni, “burime” quhen asetet e luajtshme dhe të paluajtshme, të parashikuara në nenin 142 të Kodit Civil, si dhe çdo burim njerëzor i institucionit. Me përdorim të “burimeve njerëzore” kuptohet përdorimi i detyruar në fushatë zgjedhore i administratës së institucionit brenda orarit të punës për qëllime zgjedhore, si dhe përdorimi i detyruar dhe i organizuar brenda orarit mësimor i nxënësve të sistemit shkollor parauniversitar në fushatë zgjedhore.

3.Gjatë fushatës zgjedhore ndalohet marrja në punë, pushimi nga puna, lirimi, lëvizja dhe transferimi në detyrë në institucionet apo entet publike, me përjashtim të rasteve të përligjura apo rasteve të parashikuara në nenin 5/2 të këtij ligji. Konsiderohen raste të përligjura rastet kur lëvizja apo lirimi nga puna vjen si rrjedhojë e shkeljeve, sipas legjislacionit përkatës, ose marrja në punë bëhet brenda strukturës dhe organikës në fuqi përpara fushatës zgjedhore nga institucioni apo enti publik në përmbushje të misionit të tij. Bëjnë përjashtim rastet e emergjencave për shkak të ngjarjeve të paparashikuara që diktojnë marrjen në punë.

4.100 ditë përpara ditës së zgjedhjeve parlamentare, Kuvendi i Shqipërisë, miraton përbërjen e Qeverisë Kujdestare të Zgjedhjeve, e cila pas betimit përpara Presidentit të Republikës, fillon ushtrimin e detyrës për të garantuar standardet për zgjedhje të lira dhe të ndershme, me funksion të posaçëm ndalimin e përdorimit të burimeve publike në mbështetje të subjekteve zgjedhore. Ky rregull zbatohet deri në hyrjen në fuqi të marrëveshjes për anëtarësimin e Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Gjithashtu në këto propozime është kërkuar edhe se çfarë duhet të përmbajnë kompetencat e Qeverisë Kujdestare e cila sipas PD duhet të ketë për detyrë: të sigurojë asnjanësi dhe paanshmëri të institucioneve të administratës publike në procesin zgjedhor;  të sigurojë barazinë e trajtimit midis kandidatëve dhe partive të ndryshme në lidhje me burimet administrative;  të sigurojë barazi ndërmjet të gjithë subjekteve zgjedhore, duke mbrojtur nga keqpërdorimi i mundshëm i burimeve administrative për qëllime politike.

“6.Rregullat e posaçme për organizimin dhe funksionimin e Qeverisë Kujdestare të Zgjedhjeve, përcaktohen si Aneks i ligjit nr. 9000, datë 30.1.2003 “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”.”.shkruhet në paketën e propozimeve për të cilat ende nuk dihet nse do të ketë dakordësi mes palëve.

Burime për Fax News bëjnë me dije se ka nisur një takim ‘kokë më kokë’ mes përfaqësuesit të PD-së, Oerd Bylykbashi dhe atij të PS-së, Damian Gjiknuri që po zhvillojnë diskutime diskutime me ndërmejtesimin e ndërkombëtarëve, përkatësisht përfaqësues të ambasadës amerikane në Tiranë.

Gazetarja e Fax News, Eksiola Shehu raporton se, se negociatori i PD Oerd Bylykbashi dhe negociatori i PS Damian Gjiknuri kanë dalë jashte mbledhjes se Keshillit Politik dhe po negociojnë në praninë e një peërfaqësuesi të ambasadës së SHBA

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re