11 janar – Në Berat vijon workshopi me përfaqësues të NJQV-ve për të diskutuar mbi rëndësinë e angazhimit dhe konsultimit publik efektiv.
Nënkryetarë të bashkive, Drejtorë të Drejtorive, koordinatorë të Konsultimit e të Informimit nga bashkitë Berat, Poliçan, Ura Vajgurore dhe Kuçovë, si dhe sekretarë të këshillave bashkiakë të këtyre njësive, diskutuan mbi proceset e konsultimit në bashkitë respektive dhe nevojat për përmirësimin e këtyre proceseve.

Ata u njohën me “Udhëzuesin për angazhimin dhe konsultimin publik” i cili ofron informacion të detajuar në lidhje me planifikimin, standardet dhe metodat për organizimin e këtij procesi, dokument i përgatitur në kuadër të projektit “STAR2”.

“STAR2”, konsolidimi i Reformës Territoriale dhe Administrative – është një projekt i financuar nga Bashkimi Europian, Suedia, Italia, Zvicra, USAID, UNDP dhe Qeveria e Shqipërisë në mbështetje të konsolidimit të njësive vendore të Shqipërisë.

Partneri zbatues i projektit është ministria e Punëve të Brendshme. Projekti zbatohet nga Zyra e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Shqipëri.





 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re