Jeff Bezos, 58 vjeç, planifikon të japë pjesën më të madhe të pasurisë së tij prej 124 miliardë dollarësh, shkruan CNN.

Themeluesi i Amazon është njeriu i dytë më i pasur në botë pas Elon Musk, kreut të Tesla-s dhe pronarit të ri të Twitter, sipas Forbes.

Kjo është hera e parë që ai ka thënë se planifikon të japë pjesën më të madhe të parave të tij.

Bezos është kritikuar në të kaluarën për mosnënshkrimin e Giving Pledge, një fushatë e themeluar nga Warren Buffett dhe Bill Gates për të inkurajuar mega të pasurit që të japin pjesën më të madhe të pasurisë së tyre për bamirësi.

I pyetur drejtpërdrejt nga CNN nëse ai planifikon të japë pjesën më të madhe të parave të tij, Bezos tha: “Po, po”.

Ai tha se paratë do të shkojnë për kauzat që punojnë për të luftuar ndryshimin e klimës dhe për të mbështetur njerëzit që mund të bashkojnë njerëzimin. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re