Zhaneta Josifi, Anisa Josifi, Blerta Josifi

I ftuar për Faxnews Ergest Biti Sekretar i Përgjithshëm i Vëllazërisë Ungjillore ka folur në lidhje me konceptin e ríngjalljes sipas fesë që ai përfaqëson. Pastori thotë se Kisha Ungjillore beson te ríngjallja e shpirtit në ditën e gjykimit dhe jo te ríngjallja në tokë pasi asnjë njeri nuk ka fuqi të ríngjallë dikë. Ndërsa për faktin se ai ishin anëtare të rregjistruar të Kishës Ungjillore të ndjerat e familjes Josifi, Ergest Biti thekson se ai nuk ka dijeni dhe është duke verifikuar në të gjitha regjistrat e Kishave Ungjillore në kryeqytet.

“Ne kemi të regjistruara të gjitha Kishat Ungjillore. Pas ngjarjes kam kontrolluar në të gjitha kishat që administrojmë në vend dhe më ka rezultuar që 15 vite më parë të ndjerat e familjes Josifi kanë qenë pjesë e Kishës Ungjillore në Përmet. Me sa kam kontaktuar me kishat tona në Tiranë nuk më rezulton që ato të kenë qenë anëtare. Unë jamë pastor i një Kishe Ungjillore në Kombinat. Atë natë isha duke u kthyer në shtëpi dhe pasi kamë parë ambulancat dhe policinë tek pallati afër shtëpisë sime mendova se do ishte ndonjë rast me Covid-19. Predikimi për të cilin duhet të flasim këto ditë  ka të bëjë me dashurinë dhe një nga urdhërimet e “Dhjatës së Vjetër” e cila  thotë: “Mos vrit se nuk mund të jesh ti ai i cili vendos të marrësh një jetë”. E njëjta gjë është e vlefshme edhe për vetéflijimi ndaj ne kemi detyrim që ta dénojmë dhe ta klasifikojmë si mékat.

Ne si besimtarë Ungjillorë nuk besojmë tek vetëflijimi. Personi i fundit që u vetëflijua në besimin tonë është Jezus Krishti dhe ne duhet të kërkojmë Jezu Krishtin që të na mbushë  me frymën e shenjtë në mënyrë që  të jetojmë. Gjáku i déredhur në kryq nga Jezusi është gjáku i derdhur për të larë mékatet tona. Ne si njerëz nuk kemi fuqi për të ríngjalluar askënd. Është perëndia ajo që na e jep jetën dhe është ajo që na e merr. Bibla flet për ringjalljen e shpirtit tonë dhe jo për ríngjalljen në tokë. Ata që besojnë do të ríngjallen shpirtërisht në ditën e gjykimit atëherë kur perëndia vendos mbi mékatet e kryera në jetën tonë.”- tha pastori për Faxnews.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re