
Në mjediset e bibliotekës “Vexhi Buharaja” nxënësit e klasës së dytë të shkollës 9 – vjeçare “Zihni Toska” ’u bënë sot pjesë e projektit “Të lexojmë një përrallë”.
E ftuar e radhës ishte Mirela Buhuri, menaxhere e Projektit Rajonal të Mbetjeve të Ngurta, e cila u lexoi fëmijëve pjesë nga “100 përralla klasike”, “Shtëpia e arushëve” dhe disa fragmente nga libri enciklopedik për fëmijë “Përse? Vështro botën përreth”.

Rrëfimi interesant dhe bota magjike e përrallave tërhoqën vëmendjen dhe kureshtjen e fëmijëve. Pas aktivitetit, nxënësit vizituan mjediset e bibliotekës.
Biblioteka publike “Vexhi Buharaja” vijon të ngjallë interesin e çdo moshe, por ata që e frekuentojnë më shpesh janë nxënësit e shkollave dhe studentët. E gjitha kjo falë ndryshimeve infrastrukturore që janë bërë në këtë bibliotekë, fondit të saj të pasur dhe përkushtimit të përditshëm të punonjësve të