18 mars – Në mjediset e bibliotekës “Vexhi Buharaja” nxënësit e klasës së dytë të shkollës 9 – vjeçare “Zihni Toska” ’u bënë sot pjesë e projektit “Të lexojmë një përrallë”.

E ftuar e radhës ishte Mirela Buhuri, menaxhere e Projektit Rajonal të Mbetjeve të Ngurta, e cila u lexoi fëmijëve pjesë nga “100 përralla klasike”, “Shtëpia e arushëve” dhe disa fragmente nga libri enciklopedik për fëmijë “Përse? Vështro botën përreth”.

Rrëfimi interesant dhe bota magjike e përrallave tërhoqën vëmendjen dhe kureshtjen e fëmijëve. Pas aktivitetit, nxënësit vizituan mjediset e bibliotekës.

Biblioteka publike “Vexhi Buharaja” vijon të ngjallë interesin e çdo moshe, por ata që e frekuentojnë më shpesh janë nxënësit e shkollave dhe studentët. E gjitha kjo falë ndryshimeve infrastrukturore që janë bërë në këtë bibliotekë, fondit të saj të pasur dhe përkushtimit të përditshëm të punonjësve të saj./k.s/j.p/

#td_uid_1_5c8fa6604ed1d .td-doubleSlider-2 .td-item1 {
background: url(http://ata.gov.al/wp-content/uploads/2019/03/femije5-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#td_uid_1_5c8fa6604ed1d .td-doubleSlider-2 .td-item2 {
background: url(http://ata.gov.al/wp-content/uploads/2019/03/femije1-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#td_uid_1_5c8fa6604ed1d .td-doubleSlider-2 .td-item3 {
background: url(http://ata.gov.al/wp-content/uploads/2019/03/femije2-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#td_uid_1_5c8fa6604ed1d .td-doubleSlider-2 .td-item4 {
background: url(http://ata.gov.al/wp-content/uploads/2019/03/femije3-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#td_uid_1_5c8fa6604ed1d .td-doubleSlider-2 .td-item5 {
background: url(http://ata.gov.al/wp-content/uploads/2019/03/femije4-80×60.jpg) 0 0 no-repeat;
}

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re