Një Kur’an i shekullit të 10-të, i veçantë në përmasë e stil, është shfaqur për herë të parë si pjesë e një koleksioni të teksteve islame në Bibliotekën Kombëtare të Izraelit në kuadër  të muajit të Ramazanit.

Të 16 tekstet, të gjitha nga shekulli i 10-të deri në shekullin e 18-të, shfaqen në një dhomë të vogël, me një hyrje të zbukuruar me lule që u ngjajnë dorëshkrimeve në vitrinë.

“Ne kemi hapur një ekspozitë të vogël, por madhështore, me dorëshkrime të bukura e të rralla islame që tregojnë historinë e kulturës islame për mbi një mijë vjet”, tha kuratorja Raquel Ukeles.

“Këtu në Izrael, ku kultura hebreje me kulturën e shumicës e kulturat e minoriteteve, shpesh nuk marrin kohë të mjaftueshme apo hapësirë prezantimi, e detyron Bibliotekën Kombëtare që të marrë një rol në mbledhjen e trashëgimisë islame, me mision tërheqjen e vëmendjes dhe ngacmimin e ndërgjegjes sociale dhe kulturore të Izraelit mbi kulturën e Islamit”, theksoi ajo.

Dhe në ekspozitën e quajtur “Zgjidh perla nga Islami”, veçon një Kur’an jashtëzakonisht i vogël dhe i brishtë i shekullit të 10-të, 68 me 37 milimetra, i cili i është shfaqur publikut për herë të parë.

“Kjo është një relike e brishtë, por e mirëmbajtur”, tha Ukeles.

Biblioteka ka një koleksion prej 1,800 dorëshkrimesh islame dhe kjo është ekspozita e parë e tillë për të gjithë Ramazanin, sqaroi Ukeles.

Koleksioni përfshin kuranë të tjerë shekullorë, fletushka dhe ilustrime.

 

 

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko