Në qytetin e Beratit është përuruar sot minibiblioteka e re në pedonalen e qytetit.

Kryetari i bashkisë së Beratit, Ervin Demo, u shpreh se biblioteka e re është tashmë një mundësi e mirë për të gjithë lexuesit.

Sipas tij, nën sloganin “Merr një libër, lër një libër” biblioteka është gjithnjë pranë qytetarëve të cilët do të gjejnë aty, libra për fëmijë ose të rritur, shqip ose anglisht.

“Mund të merrni një libër i cili u pëlqen dhe ta zëvendësoni me një tjetër që keni në shtëpi të cilin e keni lexuar”, tha Demo, teksa shtoi se modeli i bibliotekave të tilla i jep mundësi qytetarëve të afrohen më shumë me librin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re