Drejtoresha e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Dallëndyshe Bici u denoncua në KQZ për shkelje të ligjit Zgjedhor. Denoncimi u bë nga ‘Qëndresa Qytetare’ ku thuhet se se Bici në kundërshtim të hapur me ligjin ka marrë pjesë më 16 Prill në një takim elektoral në Kukës.

Por juristi, Dhimitër Zguro i ftuar në studion e lajmë në Panorama TV, u shpreh se Bici u justifikua me faktin që do të shkonte për të takuar familjaret, meqë ajo është nga zona e Kukësit.

Ajo tha se kishte marrë edhe bekimin e kryeministrit, por sipas juristi, mesa duket bekimin e kishte marrë për të shprehur mbështetjen për kandidatin e PS për kryetar bashkisë Safet Gjici.

Dhimitër Zguro: Zonja Bici kishte shkuar për të takuar familjarët e vet. Ky ka qenë justifikimi i zonjës Bici, sepse ka pretenduar që unë po shkoj të takoj familjarët e mi duke qenë se jam me origjinë nga njësia administrative e Grykë-Çajë në Kukës.

Pyetje: A duhet të marrë miratimin e kryeministrit?

Dhimitër Zguro: Si duket zonja Bici duhet të marrë miratimin e kryeministrit sepse në vetdeklaratën e saj thotë se kam ardhur me bekimin e kryeministrit, por sic duket bekimi i kryeministrit nuk shtrihej vetëm për të takuar familjaret e saj, por edhe për mbështetjen e kandidatit Safet Gjici.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re