Prezantimin e drejtues së re të Kadastrës, kryeministri Edi Rama e bëri në prezencë të Artan Lames që për 9 vite drejtoi një nga agjencitë më të rëndësishme, atë të  regjistrimit të pronave. Artan Lame u zëvendësua nga Dallëndyshe Bici, që deri dje mbante detyrën e Inspektores Kombëtare të Mbrojtjes së Mjedisit.

 

DALLENDYSHE BICI  

 

DREJTORE E KADASTRES

 

Të falenderoj për besimin në gjithë këto vite. Kjo detyrë e rëndësishme. Kjo detyrë e re është një sfidë e madhe për mua. Shpresoj që të bëj më të mirën e mundshme duke marrë parasysh të gjitha ato që përmendët më sipër. Është privilegj që të jem në shërbim të qytetarëve. Detyrat që na lihen dhe ato që na ngarkohen janë procese që shërbejnë për mbajtjen e premtimeve, për respektimin e besimit që kanë qytetarët karshi nesh. Më mbështetjen tuaj të veçantë, të qeverisë, shpresoj të kemi hapa të rinj të rëndësishëm në këtë institucion që kanë të bëjnë me zgjidhjen e problematikave të vjetra, apo atë më kryesoren, dixhitalizimin. Faleminderit dhe i uroj kolegut Lame më të mirat. 

 

Largimin nga Kadastra, Aratan Lame e quajti një dhuratë për ditëlindje dhe për pasardhësen uroi që të mos ketë lirinë që Edi Rama i la atij në vendimarrje.

 

ARTAN LAME

 

ISH-DREJTOR I KADASTRES

 

Përtej kontributit që kanë persona të veçantë, kjo reformë nuk do ishte marrë kurrë pa Edi Ramën. Askush tjetër nuk do t’i kishte hyrë këtij qeveri përveçse një njeri si ai. Unë nuk e kam vuajtur impostimin e tij në vendimmarrjet e mia.

 

Kemi diskutuar, kam dëgjuar, edhe kemi debatuar por në momentin pas kësaj kam qenë gjithmonë e lirë në vendimmarrjet e mia. Ky ka qenë një sektor që gjithmonë frynte sipas parasë ose politikës.

 

Unë nesër kam ditëlindjen dhe pas 3-4 ditësh duhet të bëjë vizitat e asaj ngjarjes së shëndetit që pata para pak vitesh. E konsideroj këtë tërheqje edhe si dhuratë ditëlindje se vërtet duhet të kujdesem edhe pak për shëndetin

 

Vetë Edi Rama nuk artikuloi asnjë arsye për largimin e Artan Lames edhe pse e përgëzoi për arritjet në drejtimin e Kadastrës.

 

EDI RAMA

 

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Rezultatet janë të dukshme janë të prekshme! Por sot është koha për një shkëputje. Sot kemi një baze nga e cila mund të shkojmë me shpejtësi më tutje që është teknologjia. Koha të mbyllim përfundimisht të gjitha rrugët e kontakteve të drejtpërdrejta mes qytetarëve dhe Kadastrës

 

Për të luftuar korrupsionin në çështjet e pronësisë, Edi Rama tha se zgjidhja është ngritja e një task-force.

 

EDI RAMA

 

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Është e padiskutueshme që procesi i përpjekjes për të vendosur disa pika mbi i në raport me ligjin duhet të trembë ata që duan t’i bëjnë bisht ligjit dhe askënd tjetër. Për këtë dua të jemi të qartë që A-ja dhe Zh-ja e punës së Kadastrës, e punës së drejtores së re do të jetë cilësi dhe shpejtësi, pa alibira, por në zbatim të ligjit. Çdo futje duarsh në sistemet digjitale për të bërë truke dhe çdo futje e së keqes pas shpine të shtetit dhe ligjit nga cilidoqoftë nuk do të tolerohet, përkundrazi do të jetë prioritet i prioriteteve. Një task-forcë speciale do të ngrihet për këtë çështje. Ne u kemi premtuar njerëzve që do të kenë pronat e tyre të sigurta

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re