Ka startuar mbrëmjen e sotme emisioni më i ri në Fax News, ‘Pushteti’ nën drejtimin e Juela Meçanit, ku po flitet për zgjedhjet presidenciale që po zhvillohen në SHBA.
Në një interviste ‘skype’, gazetarja shqiptare Kozeta Turishta tha se deri tani nga numërimi i votave kryeson kandidati demokrat Joe Biden.
“Deri tani nga numërimi i votave kryeson Joe Biden. Është shumë shpejt sepse në vitin 2016 ishte një rezultat historik dhe deri në momentin e fundit po besonin se do të fitonte Hilary Klinton, por fitoj Donald Trump. Sivjet vlen për tu theksuar që elektorati ka ndryshuar krejtësisht. Shpresoj mos të kemi ndonjë surprizë të madhe në Teksas, pasi elektorati është i kuq.
Është me vërtetë të gjithë jemi në ankth, për komunitetit shqiptar këtu është shumë e rëndësishme pasi ne punojmë dhe paguajmë shumë taksa në vit dhe presim një ulje taksash. Kam kaluar një periudhë të vështirë, pandemia ka qenë një impakt shumë i fortë në jetën tonë. Trump ka bërë punë të mirë, por shumë amerikanë e kanë kritikuar. Ashtu siç ka dhe shumë amerikanë që nuk e duan edhe Joe Biden, sepse është i moshuar, apo nëse do t’ja dalë. Ajo çka vlen për tu theksuar është që të presim, pasi rezultati përfundimtar del pas disa ditësh.”- tha gazetarja Turishta.
(M.Q/Faxweb.al)
/faxweb
