Plani i administratës së Biden për të rritur taksat mbi fitimet e kapitalit “shqetëson” Wall Street, e cila u mbyll ndjeshëm. Indeksi S & P500 humbi 0.92% në 4.134.95 pikë, Dow Jones humbi 0.95% në 33.814.91 pikë ndërsa Nasdaq rrëshqiti 0.94% në 13.818.41 pikë.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara pritet të paraqesë planin e tij në ditët e ardhshme, para ndërhyrjes në Kongres. Të ardhurat e reja nga taksat do të përdoren për të financuar shërbimet e arsimit dhe kujdesit për fëmijët, dy artikuj shpenzues që demokratët nuk synojnë t’i tërheqin prapa që janë pjesë e Planit Amerikan të Familjes. /shqiptari.net/






Previous articleVon der Leyen: 70% e të rriturve të BE do të vaksinohen në korrik

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re