Presidenti amerikan Joe Biden pranoi publikisht ekzistencën e një mbeseje, e shtata në radhë si gjysh, për herë të parë të premten, pas kritikave për qëndrimin e tij mbi këtë çështje.

“Kjo nuk është një çështje politike, është një çështje familjare,” tha presidenti amerikan në një deklaratë për revistën People, duke shtuar: “Jill dhe unë duam vetëm më të mirën për të gjithë nipërit tanë, përfshirë Navy.”

“Djali ynë Hunter dhe nëna e Navy-t, Ludden, po punojnë së bashku për të kultivuar një marrëdhënie që do të jetë në interesin më të mirë të vajzës së tyre duke siguruar sa më shumë privatësinë e saj”, tha Joe Biden.

Në një ngjarje të mbajtur në prill në Shtëpinë e Bardhë, presidenti 80-vjeçar tha se ishte “i çmendur” për “gjashtë nipërit e tij”, duke thënë se ai fliste me të gjithë ata çdo ditë.

Shumë republikanë si dhe disa demokratë kishin kritikuar qëndrimin e presidentit amerikan ndaj vajzës tashmë 4-vjeçare, e cila është fryt i marrëdhënies së Hunter Biden me Louden Roberts.

Hunter Biden, i cili ka katër fëmijë të tjerë, refuzoi të pranonte atësinë e Navy-t dhe nëna shkoi në gjykatë. Një test i ADN-së vërtetoi se ai ishte babai dhe djali i presidentit amerikan duke u urdhëruar që të paguante mbështetjen e fëmijëve, ndërsa nëna u tërhoq nga kërkesa e saj fillestare që vajza e tyre të merrte mbiemrin Biden.

Sipas raportimeve amerikane, 4-vjeçarja Navy nuk e ka takuar të atin dhe as çiftin presidencial amerikan.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re