Kandidati demokrat për president në zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, duket se ka harruar emrin e rivalit të tij Republikan dhe presidentit aktual, Donald Trump.

Biden, në prani të gruas së tij Jill, iu drejtua votuesve dhe tha “ne duhet të parandalojmë katër vjet të tjerë të George”.

“Edhe katër vjet të tjera të George, këtij George – dhe ne do ta gjejmë veten në një pozicion ku nëse Trump zgjidhet, ne do të jemi në një botë tjetër,” tha Biden.

Ndërsa flet, gruaja pranë tij hap gojën dy herë kur Biden thotë “George”, kështu që disa kanë spekuluar se ai mund të jetë duke pëshpëritur “Trump”.

Pamjet bënë shumë për të qeshur, kështu që njerëzit debatuan nëse Biden ngatërroi Trump me George Bush Sr. ose George W. Bush Jr. Ata ishin republikanë dhe ish-presidentë të SHBA.

Gabimi i Bidenit, natyrisht, nuk u harrua nga Trump.

“Joe Biden më thirri George dje. Ai nuk mund ta mbante mend emrin tim. Ai mori një ndihmë të vogël për të përfunduar intervistën. Karteli i lajmeve të rreme punon jashtë orarit për ta mbuluar këtë,” shkroi Trump në llogarinë e tij në Twitter.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re