Demokrati Joe Biden ka fituar në Arizona ndaj Trump-it, deklaroi Edison Research, duke rritur epërsinë në numrin e votave elektorale.
Trump ende nuk e ka pranuar humbjen pesë ditë pasi media njoftoi se Biden fitoi më shumë se 270 vota elektorale të nevojshme për të fituar zgjedhjet presidenciale dhe në vend të kësaj po përpiqet të sfidojë rezultatet e zgjedhjeve me mjete ligjore.
Shteti amerikan i Arizonës nuk ka votuar për një kandidat demokrat për president që nga viti 1996.