Presidenti amerikan, Joe Biden, ka hequr disa nga kufizimet e vendosura ndaj Kubës nga presidenti i mëparshëm, Donald Trump.

Në një deklaratë me shkrim nga Shtëpia e Bardhë, u njoftua se Biden anuloi disa nga vendimet e marra kundër Kubës gjatë periudhës së Trump-it.

Thuhet se me vendimin e Biden-it do të rifillojnë fluturimet drejt qyteteve jashtë kryeqytetit të Kubës Havana dhe programet e bashkimit familjar.

Në deklaratë thuhet se do të lejohen edhe vizitat grupore në Kubë për qëllime arsimore apo biznesi, dhe se është hequr edhe kufiri i dërgimit të parave në këtë vend prej 1.000 dollarësh për çdo tre muaj.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re