Presidenti amerikan Joe Biden ka hedhur poshtë thirrjet për një armëpushim në Gaza, duke thënë se kjo nuk do të sjellë paqe.

“Për sa kohë që Hamasi i përmbahet ideologjisë së tij të shkatërrimit, një armëpushim nuk është paqe. Hamasi do të përdorë çdo armëpushim për të rimbushur rezervat e tij të raketave, për të rigrupuar luftëtarët dhe për të rifilluar sulmet ndaj të pafajshmëve,” shkroi Biden për Ëashington Post, duke e nisur historinë nga 7 tetori 2023 e jo nga 14 maji 1948, datë kur nisi tragjedia palestineze me krijimin e një shteti kriminal nga Perëndimi.

“Qëllimi ynë nuk duhet të jetë ndalimi i luftës sot, lufta duhet të përfundojë përgjithmonë. Ne duhet të thyejmë ciklin e dhunës së vazhdueshme dhe të ndërtojmë diçka të fortë në Gaza dhe në të gjithë Lindjen e Mesme në mënyrë që historia të mos përsëritet”, shtoi ai.

Biden i bëri thirrje gjithashtu Izraelit të respektojë ligjin humanitar dhe të minimizojë humbjen e jetëve civile. Ai tha se zgjidhja me dy shtete është e vetmja zgjidhje e përhershme e konfliktit në rajon dhe se ndërkohë duhet të ketë një qeveri nën administratën palestineze.

“Ndërsa ne ndjekim paqen, Gaza dhe Bregu Perëndimor duhet të ribashkohen nën një strukturë të vetme qeverisëse, në fund të fundit nën një Autoritet Palestinez të rigjallëruar, ndërsa ne punojmë drejt një zgjidhjeje me dy shtete. Nuk duhet të ketë zhvendosje të detyruar të palestinezëve nga Gaza, asnjë riokupim, rrethim apo bllokadë, dhe asnjë territor i reduktuar”, shkroi ai.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se Izraeli duhet të mbajë “përgjegjësinë e plotë ushtarake” në Gaza “për të ardhmen e parashikueshme”. Biden tha se SHBA po përgatitet të ndalojë vizat për “ekstremistët” që sulmojnë civilët në Bregun Perëndimor.

Dhuna e kolonëve izraelitë kundër palestinezëve që jetojnë në Bregun Perëndimor të pushtuar është rritur që nga sulmi i 7 tetorit nga Hamasi. “U theksova udhëheqësve izraelitë se dhuna ekstreme kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor duhet të ndalet dhe se autorët e dhunës duhet të mbajnë përgjegjësi”, tha Biden.

Bregu Perëndimor është shtëpia e tre milionë palestinezëve që jetojnë mes më shumë se gjysmë milioni kolonëve hebrenj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re