Skip to content

Biden kaloi në avantazh në Pensilvani, Donald Trump reagon sërish ashpër

Kandidati demokrat për president të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka përmbysur epërsinë e republikanit Donald Trump edhe në Pensilvani, duke kaluar vetë në epërsi me mbi 7000 vota.

Pas kalimit në avantazh të Biden, ka ardhur edhe reagimi i Donald Trump i cili shkruan se “Filadelfia ka një histori të kalbur mbi integritetin e zgjedhjeve.”

Vetëm para një dite, Donald Trump kishte epërsi prej qindra mijëra votash në këtë shtet, që është një prej shteteve më të rëndësishme dhe që ka 20 vota në Kolegjin Zgjedhor.

Më herët gjatë ditës, Biden ka përmbysur epërsinë e Trumpit edhe në Georgia dhe kështu po i afrohet gjithnjë e më shumë fitores në zgjedhjet presidenciale, në të cilat mori më shumë vota se Trumpi dhe Hillary Clinton më 2016 dhe Barack Obama më 2012.

Epërsia e Bidenit në Pensilvani erdhi në kohën kur në këtë shtet janë numëruar 95 për qind e votave.

/faxweb