Administrata e presidentit Joe Biden i ka kërkuar Kongresit 24 bilionë dollarë si ndihmë shtesë ndaj Kievit, ndërsa konflikti Rusi Ukrainë vazhdon .

 

Kërkesa përfshin 13 miliardë dollarë ndihmë urgjente për mbrojtjen e Ukrainës dhe 8 miliardë dollarë shtesë për mbështetje humanitare deri në fund të vitit.

 

Ky propozim vjen pas ngadalësimit të kundërofensivës ukrainase, ndërsa forcat e saj janë përballur me terrene të minuara dhe fortifikime të përforcuara mbrojtëse.

 

Shtetet e Bashkuara kanë miratuar tashmë katër paketa ndihme për Ukrainën në përgjigje të pushtimit të Rusisë, në total rreth 113 miliardë dollarë.

 

Kongresi miratoi raundin e fundit të ndihmës në dhjetor, me rreth 45 miliardë dollarë të destinuara për Ukrainën dhe aleatët e NATO-s.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re