Presidenti amerikan Biden nuk ka preferuar të zbatojë një rezolutë të Senatit që e përcakton Rusinë si vend që financon terrorizmin. Jo, tha Biden përpara gazetarëve, Rusia nuk do të përcaktohet e tillë. Ky veprim nga ana e amerikanëve do të thoshte prishje totale e marrëdhënieve me Rusinë, dhe sanksione shumë të forta, se Rusia do të radhitej krah Iranit.

Presidenti amerikan Biden ka qenë i prerë këtë javë për t’ja bërë të qartë Ukrainës dhe shumë shteteve të tjera që kërkojnë ta vënë në përplasje direkte Amerikën me Rusinë.

Më herët, në korrik, Senati amerikan ka kaluar një rezolutë jodetyruese për ta përcaktuar Rusinë si vend që përkrah dhe financon terrorizmin botëror, por Bideni thotë se nuk do ta bëjë një gjë të tillë.

Ta përcaktosh Rusinë si vend të tillë që financon terrorizmin, do të thotë sanksione shumë të forta dhe ta radhisësh krah Iranit, vend të cilin administrata të ndryshme amerikane e kanë përcaktuar si financues të terrorizmit.

Ukraina ka kërkuar për një kohë të gjatë një përcaktim të këtillë, ndërsa ka thënë se Perëndimi duhet të ndërpresë çdo lidhje që ka me Rusinë.

Amerikanët ndërkaq kanë ndërmarrë masa të forta për ta ndihmuar Ukrainën me armatim të sofistikuar, duke dërguar paketa miliardëshe në drejtim të Kievit, ndërsa kanë bindur edhe aleatët që të ndërmarrin një veprim të tillë.

Më herët, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova tha se Moska e konsideronte deklaratën e Ëashingtonit për shtimin e Rusisë në listën e shteteve sponsorizuese të terrorizmit si një “lëvizje propagandistike”.

Lufta Rusi-Ukrainë, e cila filloi më 24 shkurt, ka shkaktuar bllokadë të fortë perëndimore nda Moskës, ku BE, SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar kanë ndërmarrë sanksione të ashpra kundër Moskës.

Moska është kundërpërgjigjur duke bllokuar furnizmin me gaz dhe naftë që ka sjellë edhe inflacion të lartë në vendet e Perëndimit.
Burimi: Ora News

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re