Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden ka inkurajuar Serbinë që të ndërmarrë veprime proaktive për dialogun me Kosovën.

Përmes një letre drejtuar presidentit Aleksandër Vuçiç për Ditën e Shtetësisë Serbe, Biden shkruan se SHBA-të do të punojnë ngushtësisht me Prishtinën e Beogradin, si dhe me Bashkimin Europian për dialog, duke e cilësuar këtë si një qëllim të rëndësishëm.

“Unë inkurajoj Serbinë të ndërmarrë hapa përpara në promovimin e paqes dhe stabilitetit në të gjithë rajonin dhe të ndërmarrë hapa proaktivë, duke përfshirë kompromise kur është e nevojshme, me qëllim të normalizimit të shpejtë të marrëdhënieve me Kosovën përmes dialogut nën patronazhin e Bashkimit Evropian. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojmë ngushtë me ju, Prishtinën dhe partnerët tanë të Bashkimit Evropian për të arritur këtë qëllim të rëndësishëm”, thuhet ndër të tjera në letër.

Në letrën e Biden drejtuar Vuçiçit, theksohet se normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën është kyç për të ardhmen paqësore dhe të suksesshme të Serbisë dhe rajonit./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re