A do të jetë presidenti i tanishëm Donald Trump, apo Joe Biden?

Këto janë zgjedhjet e 46-të për presidencën e Shteteve të Bashkuara.

Kushdo që arrin së pari 270 vota elektorale do të zgjidhet presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara.

Sipas rezultateve të para të botuara nga media botërore, Joe Biden kryeson kur bëhet fjalë për votat elektorale.

Donald Trump, kandidati republikan për presidencën e SHBA, ka rritur numrin e votave elektorale të fituara – ai aktualisht ka 174 nga 270 të kërkuara.

Sipas një projeksioni të bërë nga Google dhe AP, Joe Biden aktualisht ka 223 vota elektorale të fituara.

Por Trump shkroi në Twitter:

“Ne jemi BIG, por ata po përpiqen të vjedhin zgjedhjet. Ne kurrë nuk do t’i lejojmë ta bëjnë këtë”, shkroi Trump.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re