Presidenti amerikan Joe Biden akuzoi Donald Trump , kundërshtarin e tij të mundshëm në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, për sakrifikimin e demokracisë amerikane në altarin e pushtetit. Akuzat i bëri gjatë një fjalimi në Pensilvani, me rastin e tre vjetorit që nga 6 janari 2021, që përkon me sulmet në Kapitolin e SHBA.

“Fushata e Trump është përqendruar vetëm tek ai, jo tek Amerika”, tha Biden. Ai pohoi gjithashtu se ish-presidenti është “i gatshëm të sakrifikojë demokracinë për pushtet.

“Zgjedhjet e ardhshme kanë të bëjnë nëse demokracia është ende kauza e shenjtë e Amerikës,” shtoi ai.

Biden akuzoi gjithashtu Trump për përdorimin e retorikës së “Gjermanisë Naziste”.

“Ai po flet për gjakun e helmuar të amerikanëve, duke përdorur saktësisht të njëjtën gjuhë që përdorën në Gjermaninë naziste”, tha ai, duke argumentuar se Trump refuzon të heqë dorë nga dhuna politike.

“Mbrojtja, mbrojtja dhe ruajtja e demokracisë do të mbetet një qëllim qendror i presidencës sime,” shtoi ai.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re